Rrezik i nje incidenti te ri industrial ne Hungari

Ne Almsfzito eshte konstatuar nje rezervuar i cili ka probleme te ngjashme potenciale si ai qe u ca ne fillim te muajit tetor ne perendim te Hungarise duke shkaktuar te pakten nente te vdekur dhe me shume se 120 te lenduar.
Almsfzito eshte nje emer romantik dhe do te thote dicka si peme molle. Por romantikja eshte zhdukur nga fshati me kete emer. Prane rruges kryesore ne ecim permes ish fabrikes se aluminit te shoqeruar nga zyrtare paksa nervoze. Fabrika e cila dikur ishte krenaria e Evropes Lindore komuniste u detyrua te mbyllej ne vitet 1990 ne vazhden e reformimit te tregut. Me shume se 1000 vete humben vendet e punes. Fabrika la pas nje rezevuar ne gjendje te keqe te mbushur me balte te kuqe helmuese. Ai i ngjan rezervuarit te nje fabrike te polemizuar alumini ne perendimin evendit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ish fabrika e aluminit ne Almsfzito
Ai rezevuar ne fshatin Kolontar shkaktoi nje katastrofe rreth 800.000 metra kub balte nje mbetje qe rezulton gjate prodhimit te aluminit permbyti fshatrat dhe qytetet duke ndotur nje siperfaqe prej 40 kilometrash katrore me metale te renda dhe kimikate te tjera.Tani ekziston frika se nje incident i ngjashem mund te ndodhe edhe ne Almsfzito. Edhe drejtori i firmes private pergjegjese per kompleksin Sandor Pirik pranon se ka rrezik Mund te ndodhin termete ne zonen ku ndodhet ish fabrika. Ne nuk e dime se cfare mund te ndodhe me rezervuarin ne nje situate te tille. Nje tjeter problem jane permbytjet e shpeshta nga Danubi i cili ndodhet aty prane.
Drejtori pranon megjithate se punonjesit e tij e mbikqyrin vazhdimisht rezervuarin.
Nje aksident i mundshem mund te shkaktoje probleme ne furnizimin me uje te pijeshem ne Sllovakine fqinje e madje edhe ne Budapest i cili ndodhet vetem 80 kilometra larg.
Rezervuari ndodhet thuajse prane lumit Danub nje nga rruget kryesore ujore te Evropes. Ne raste te ndryshme ne te kaluaren fryrja e lumit ka bere qe ujrat te mberrijne deri tek diga e rezervuarit.
Nje kompani private eshte tani pergjegjese per monitorimin e rezervuarit dhe e mbulon ate me mbetje industriale. Drejtori per ambjentin Peter Farkas perpiqet te na binde se nuk ka arsye per tu shqetesuar. Farkas kercen mbi nje pirg dheu qe ngjan si nje peisazh i kuq nga planeti mars. Ai thote Ne fabriken ku ndodhi katastrofa balta ishte e lengshme. Ketu eshte ndryshe. Kjo balte eshte e ngurte prandaj une madje mund te hidhem mbi te. Ne gjithashtu kemi mbuluar pjesen me te madhe te rezervuarit ndersa fabrika ne Ajka prane Kolontarit nuk kishte filluar fare ta bente kete.
Por Ferenc Fedinsky drejtori per Hungarine i World Wildlife Fund nuk eshte i bindur. Ai paralajmeron ndaj rrezikut te nje incidenti te madh ne Almsfzito te ngjashem me ate qe ndodhi ne Kolontar. Ne jemi te gjithe te shqetesuar se mund te ndodhe nje tjeter aksident i ngjashem. Arsyeja eshte se ne nuk e dime se sa te qendrueshem jane keta rezervuare. Ne nuk kemi informacione nese ne Almsfzito jane kryer kontrolle te rregullta nga kompania apo autoritetet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Romantikja eshte zhdukur nga fshati me emrin Almsfzito
Fedinsky thote se banoret lokale ne Almsfzito jane ankuar tashme per rrjedhje nga rezervuari. Ai shton se jane ne rrezik rezervat e ujit te pijshem per shkak te teknologjise se vjeteruar te perdorur per te ndertuar rezervuarin kaq afer lumit. Ne rast permbytjeje uji nga Danubi thjesht derdhet ne rezervuar. Problemi tjeter madhor eshte se nese ka rrjedhje nga rezervuari atehere balta e kuqe shkon direkt ne Danub. Dhe nese balta ka veti acide aq te forta sa ne rastin e Kolontarit ajo me siguri do te vrase shume peshq dhe kafshe te egra ne Danub dhe do te rrezikoje furnizimin me uje te pijshem nga Danubi.
Por jo te gjithe fshataret ne Almsfzito duan te mendojne per rreziqet e te jetuarit prane rezervuarit ku punetoret jane te angazhuar per te mbulimin e baltes. Duke qendruar prane baltes se kuqe ne nje pasdite me ere kryetari i bashkise Lukcs Karnsebesy thote se ka kujtime te kendshme nga koha ne fabriken e aluminit.
Fshataret perballen me nje te ardhme te pasigurte pasi mbetet e paqarte nese ne te ardhmen do te jene ne gjendje te shesin produktet e fermave te tyre ne mes te shqetesimeve per ndotje te tokave te tyre dhe burimeve te ujit te pijshem.
Pak nga pak po del ne drite trashegimnia e politikes industriale te kohes se komunizmit. Almsfzito nuk eshte i vetem. Bashkimi Evropian thote se ka identifikuar ne rajon disa industri kimike qe bartin rreziqe potenciale.
AutorStefan Bos/ Eliana Xhani
Redaktoi Aida Cama