E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomatet:Per UNMIK vendos KS

Pas deklarates se Presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu se UNMIK-u duhet te largohet nga Kosova, nje burim diplomatik nga New York-u reagon duke e konsideruar kete ceshtje si vendim te Keshillit te Sigurimit dhe jo Kosoves. E perditshmja “Koha Ditore” beri te ditur sot se “Sekretari i OKB-se ka percjelle ne Keshillin e Sigurimit kerkesen per mbylljen e misionit te UNMIK-ut.Sipas te njejtit burim, nje diplomat amerikan e konsideron kete si nje ceshtje qe duhet te diskutohet gjeresisht dhe jo te vendoset menjehere”.“Nuk ka largim te UNMIK-ut pa konsensus te Keshillit te Sigurimit, UNMIK-u eshte pjese e axhendes se KS te OKB-se, por specifikat se si adresohen gjerat ne axhende kerkojne konsensusin e shteteve anetare. Deri tani kjo çeshtje nuk e ka permbushur kete kerkese ’, eshte shprehur burimi diplomatik ne New York” .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›