E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia neutrale në GJND

Shkup -Maqedonia ka deklaruar neutralitetin e saj, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku po shqyrtohet legjitimiteti i shpallje së pavarësisë së Kosovës. Ministri e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ka bërë të ditur me anë të një komunikate ka deklaruar neutralitetin e saj.

“Republika e Maqedonisë me politikën e saj konzistente në planin e jashtëm, pas marrjes së ftesës nga GJND-ja është deklaruar se do të ngelet neutrale lidhur me procedurën që udhëhiqet pranë kësaj gjykate për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës”-thuhet në komunikatë. Ky vendim sipas ministrisë në fjalë, ka të bëjë me interesin e Maqedonisë, për të ndërtuar marrëdhënie fqinjësore me Shkupin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›