Diplomati: Qeveria “Berisha” klientelizëm me Greqinë. S’kemi marrëveshje për detin
TIRANË- Diplomati njëherësh ish-ambasadori shqiptar Bashkim Zeneli i ftuar në rubrikën “Opinion” në TVNews24 gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren Nisida Knezi (Tufa) e cilësoi veprim absurd vendosjen e reciprocitetit mes Greqisë dhe Shqipërisë pas incidentit me Kishën e Përmetit dhe kthimeve në kufi.
“Mendoj se ishte i nxituar ky reagim, nuk ka pse të penalizohen emigrantët. Mendoj se nuk është normale që të themi se ishte vendim i paditur, as për palën greke ashtu si për palën tonë që drejtori i kufirit të vendosi reciprocitetin. Ai është veprim absurd nga të dyja palët. Kemi probleme për të diskutuar me Greqinë, ka një ngërc ka 7-8 vite që nuk kemi marrëveshje të përbashkët. Ka vizita të munguara. Ne duhet të kemi guximin diplomatik, të ulemi të shikojmë ku jemi, të ulemi me dosje pune dhe të shohim përpara”, thekson Zeneli.
Në analizën e tij, diplomati nënvizoi se ngjarja e “Përmetit mori ngjyrime politike dhe fetare në në kohë që asnë nuk mund të ndalë mbi vendimin e gjykatave.
“Është cështje ligjore që mori përmasat që mori, mori ngjyrime politike , ngjyrime të theksuara fetare në një kohë që është zbatimi i një vendimi të gjykatës pas përfundimit të të gjitha shkallëve. Nuk është e drejta e asnjërit të dalë mbi vendimet e gjykatës. Unë mendoj se përshkallëzimi i ngjarjes mori dhe karakter politik. Reagimi i Ministrisë së Jashtme greke ishte i tejkaluar, janë cështje që mund të zgjidhen pa deklarata dhe qëndrime të prera. Ne jemi dy vende fqinje, dy vende anëtarë të NATO-s. Kemi pasur dhe duhet te kemi marrëdhënie të mira si vend fqinj, edhe për minoritetin grek që janë urë lidhëse mes nesh. Por, kur ka tejkalime duhet të mbajmë qëndrime. Nuk është as në interesin e Shqipërisë të cënohen marrëdhëniet, por as për Greqinë”, theksoi Zeneli duke shtuar se faza e parë e nxituar kaloi tani duhet gjetur një zgjidhjep ër të respektuar edhe vendimin e gjykatës dhe komunitetit ortodoks.
Zeneli i cilësoi deklaratat e kryeministrit në detyrë Sali Berisha të ftohta, teksa e bëri përgjegjës për marrëdhënie ‘klienteliste’ me shtetin fqinj. “Këto janë deklarata të ftohta, asnjë shtet nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të një shteti tjetër, aq më tepër kur jemi vend anëtare të NATO-s, ndërhyrja i cënon marrëdhëniet mes dy vende fqinje. Ka një histori pse ngjarjet shkuan deri këtu, unë do e quaja përgjegjëse si qeverinë e sotme, për marrëdhënie klienteliste me Greqinë. Një deklaratë për mos ndërhyrje nuk do thotë që, kur disa muaj më parë u fol me nota nacionaliste ku u shqetësuan dhe ndërkombëtarë”, argumentoi Zeneli.
Duke iu rikthyer marrëveshjes detare mes dy vendeve, Zeneli tha se nuk ekziston teksa i bëri thirrje aktorëve politik të ulen për të gjetur shkaqet pse u hodh poshtë vendimi i Gjykatës sonë Kushtetuese.
“Marrëveshja për kufijtë detare e dërguar ne Gjykatën Kushtetuese në atë kohë nga PS është hedhur poshtë ne bazë të rregullave ndërkombëtare. Mendoj se që nga ajo periudhe deri më sot nuk ka pasur përparim pozitiv. Gjykata Kushtetuese na e ka hedhur kërkesën poshtë. Ka pasur deklarata demagogjike, se jemi në diskutime ne nivel komisionesh etj, këto janë të tepërta. Jo se nuk ka pasur vullnet qeveria në ikje, por është lënë që të merret kush të vije. Duhet te ulemi dhe te themi se kjo marrëveshje është e papranueshme për gjykatën tonë. Të ulemi dhe te themi pse është hedhur poshtë. Duhet të ulemi në nivelin politik. Kjo marrëveshje nuk njihet, mund të themi se s’kemi marrëveshje se nuk njihet”, theksoi diplomati shqiptar.
(e.m/BalkanWeb)