E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: PS sulme te pabaza ndaj institucioneve, shpifje ndaj Nishanit

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me deklaratat e Partisë Socialiste kundrejt institucioneve.

Nëpërmjet një deklarate për mediat PD thotë se "Partia Socialiste nuk heq dot dorë nga zakoni i shpifjeve dhe sulmeve të pabaza ndaj Partisë Demokratike dhe ndaj institucioneve. Shpifës tashmë të certifikuar dhe të njohur nga gjykatat e vendit, hedhin baltë cdo ditë mbi opozitën dhe Presidentin, duke dëshmuar vetëm revansh dhe hakmarrje, dhe në asnjë rast argumente dhe fakte". 

Së fundmi, vijon deklarata, Edi Rama thotë se PD paska ndërmend të prishë selinë e të ndërtojë në truallin e ri, duke përfshirë edhe territorin përtej godinës ku gjenden Sarajet, dhe kjo sipas PS-së që të përfitojë Kreu i Shtetit. 

"Sot po u bejme të njohura disa fakte publike dhe që i di cdo qytetar i informuar dhe i interesuar, përvec Partisë Socialiste", sqaron Partia Demokratike. 

Sipas saj, "territori tek selia e PD-së është pronë shtet. Ndërkohë, sarajet është monument kulture kategoria 1 dhe B dhe nuk mund të ndërtohet. Lejen e ndërtimit për këtë zonë mund ta jape vetem KRTSH, pra qeveria e ardhshme e vendit. 

Ndërkohë, mund të verifikohet fare lehtë se godina e PD dhe trualli i saj kanë në hipotekë numrin 1/242. Parkingu i PD ka numër pasurie 1/66. Dhe prona e familjes Kosova, për të cilën shkruan gazeta Shqip, ka numër pasurie krejt tjetër, 1/65, dhe është godina e vjetër ngjitur me torre drin, sot e quajtur Sarajet. 

Në deklaratën zyrtare të PD-se thuhet gjithashtu se, Presidenti Nishani ka qënë 5 vjet ministër dhe 1 vit president dhe në asnjë rast nuk ka bërë përpjekje për ta hequr atë objekt nga lista e monumenteve të kulturës, pra për të bërë të mundur ndërtimin aty".
"Pra është e qartë se në gjithë këtë tymnajë të Partisë Socialiste dhe medias së saj, në asnjë moment nuk ka takim me të vërtetën. Nga fillimi deri në fund, një fushatë shpifjeje dhe denigrimi. Partia Socilaistë po ndërmerr një kryqëzatë ndaj institucioneve dhe ndaj opozitës, ndërkohë që vendi ka nevoja të tjera, dhe qytetarët kanë votuar programin e premtimet zgjedhore dhe jo histerinë politike të Edi Ramës, sipas Partise Demokratike.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›