Diplomati amerikan gjendet i vdekur në një hotel në Kiev

Një punonjës i ambasadës amerikane në Kiev është gjetur i vdekur në dhomën e tij në një hotel Hilton në qendër të kryeqytetit ukrainas, njoftojnë mediat ukrainase.
Ambasada amerikane në Kiev reagoi për këtë ngjarje me një deklaratë të shkurtër duke thënë se “Mund të konfirmojmë vdekjen e një punonjësi të qeverisë amerikane nën autoritetin e shefit të misionit në ambasadën në Kiev”, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Diplomati amerikan, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet nga stafi i hotelit. Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Hetimet për ngjarjen ndërkohë kanë nisur.
/ rtsh.al /