E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbetën natën në fshatin Pavar pasi iu prish makina, policia në Përmet iu vjen në ndihmë turistëve francezë

Policia në Përmet i ka ardhur në ndihmë dy turistëve francezë, të cilët kishin mbetur në mesnatë në fshatin Pavar, për shkak të një defekti në automjetin e tyre.

Turistët janë lokalizuar dhe janë transportuar nga shërbimet e Policisë, në hotelin ku ishin akomoduar, në Këlcyrë, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është transportuar automjeti i tyre.

“Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë së Përmetit, për ndihmën e dhënë në kohë rekord. Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›