E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomati amerikan vret dy palestineze

Një diplomat amerikan vrau dy shtetas pakistanezë gjatë ditës së sotme, në qytetin e Lahores, lajmëroi Agjensia Franceze e Lajmeve “AFP”.

Policia raportoi se diplomati qëlloi me një pistoletë dhe la të vdekur një motorçiklist me pasagjerin e tij, për arsye vetmbrojtjeje. Ambasada Amerikane në Islamabad konfirmoi lajmin.

Burimet policore shtuan se dy personat ishin duke ndjekur makinën e amerikanit prej disa kilometrash. Një tjetër kalimtar mbeti i vrarë nga një makinë, e cila po ecte me shpejtësi përpara konsullatës amerikane, për t’i ardhur në ndihmë personit.

Më shumë se 100 persona bllokuan rrugën dhe i vunë zjarr gomave përpara konsullatës, në shenjë proteste pas veprimit të diplomatit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›