E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore Bakaj le Dinamon me dygolesh

Merkato mesfushori i bluve eshte ne bisedime me nje klub bullgar. Ne takimin e dyte Shkumbini dhe Teuta ndane nga nje pike

Dje u zhvilluan dy nga tri takimet e prapambetura te vlefshme per javen e 17-te. Keshtu ne Elbasan vendasit u munden nga Dinamoja qe po pergatitet ti jape lamtumiren lojtarit te saj me te mire Elis Bakajt nderkohe qe ne Peqin Shkumbini vendas ndau piket me Teuten. Per sa i perket takimit te trete Tirana-Skenderbeu duhet thene se FSHF beri nje zgjedhje paksa te dyshimte duke e spostuar ate me date 3 shkurt.

Dinamo shkaterron Elbasanin 3-1

Ne stadiumin Ruzhdi Bizhuta Elbasani priti kampionet ne fuqi ne krye te te cileve debutoi trajneri Ilir Daja qe vite me pare mbante edhe stolin verdheblu fituan edhe titullin kampion. Me ikjen e argjentinasit Luis Blanko ne fundvitin e shkuar presidenca e Dinamos riktheu Ilir Dajen ne drejtimin e bluve zgjedhje e cila i ka dhene te drejte. Vete rezultati tregoi dicka te tille pasi Dinamo fitoi paster me rezultatin 3-0 ne Elbasan ku sulmuesi Elis Bakaj shenoi nje dopjete duke u ngjitur ne kuoten e 10 golave deri me tani ne kete kampionat ndersa serine e kesaj triplete e hapi Emiljano Vila ne minuten e 17-te. Pavaresisht nderhyrjes se presidentit Arbe Laze ne merkaton e janarit pavaresisht ndryshimit te trajnerit iku Alimehmeti dhe erdhi serbi Esad Karishik skuadra e Elbasanit ka vijuar me paraqitjet e saj zhgenjyese. Vendesit e drejtuar nga trajneri Karishik te pakten kane arritur te gjejne golin e nderit ne minuten e 85-te me ane te Bakiut por kjo gje nuk i vlejti fare pasi piket e plota kane shkuar ne llogarine e kundershtarit. Kujtojme se per Elbasanin ka pasur edhe nje karton te kuq qe mban autoresine e kapitenit verdheblu Eriol Merxha. Ky i fundit ka bere portierin ne minuten e 57-te kur Bakaj pasi ka dribluar edhe portierin e vertete kundershtar Dushku goditi drejt kuadratit vendes por topi u ndal me dore nga Merxha i cili ishte lojtar i fundit. Per pasoje gjyqtari i ndeshjes Laver Alla ka akorduar karton te kuq per lojtarin ne fjale dhe penallti per miqte e cila eshte ekzekutuar nga Bakaj me sukses. Me kete fitore prej 3 golash Dinamo parakaloi Tiranen ne renditje kur bardheblute kane nje ndeshje me pak me 28 pike. Kampionet blu e shikojne veten ne vendin e katert me dy pike me shume se Tirana skuader me te cilen do te zhvilloje derbin e kryeqytetit ne javen e ardhshme konkretisht ne javen e 18-te te henen e ardhshme. Nga ana tjeter Elbasani duke e nisur me humbje edhe gjysmen e dyte te kampionatit mbetet me i rrezikuari per te zbritur nga Superliga sepse prej kohesh ndodhet ne vendin e fundit me vetem 9 pike nderkohe qe dy skuadrat me te aferta me te Besa dhe Bylis kane secila nga 15 pike.

Ne Peqin mbreteron paqja

Ndeshja tjeter e luajtur dje ne kuadrin e javes se 17-te te Superliges ka qene ajo e Peqinit mes Shkumbinit vendas dhe Teutes. Ne kete ndeshje u pa nje lufte e fort sportive qe shpesh here kaloi edhe ne tension cka solli kartone te kuq e te verdhe por te dyja palet kane ndare vetem nga nje pike. Fale barazimit 1-1 te siguruar ne pjesen e dyte. Peqinasit mbeten me 10 lojtare ne fushe pas daljes me karton te kuq te sulmuesit Mustafaraj qe ne minuten e 18-te cka i prishi ekuilibrat e forcave ne fushe. Megjithate Shkumbini eshte mbajtur fort dhe e ka mbyllur pjesen e pare me barazim 0-0. Nga ana tjeter djemte e detit duke pare se ishin ne superioritet numerik ne fushe spostuan lojen drejt gjysmefushes peqinase ne kerkim te golit. Por ne fund ishin vendasit ata qe kane gjetur golin te paret pikerisht ne minuten e 60-te me ane te Bekim Kulit. Sidoqofte gezimi i vendesve nuk zgjati shume per shkak se durrsaket kane barazuar me ane te Cotes ne minuten e 68-te. Ne minutat e mbetura Shkumbini tentoi perseri te gjente golin por me kot pasi nuk arriti te depertonte ne prapavijen e mierevendosur te Teutes qe nuk ka lejuar golin e dyte ne porten e saj. Keshtu barazimi 1-1 ndan nga nje pike per te dyja skuadrat.

Kategoria Superiore

Java 17

21.1.2011

Kastrioti-Flamurtari 1-2

22.1.2011

Bylis-Laci 1-2

Vllaznia-Besa 2-1

26.1.2011

Elbasani-Dinamo 1-3

Shkumbini-Teuta 1-1

3.2.2011

Tirana-Skenderbeu 1700

RENDITJANd. Pike

1. Flamurtari17 37

2. Skenderbeu16 31

3. Vllaznia 17 31

4. Dinamo 17 28

5. Tirana 16 26

6. Laci 17 24

7. Teuta 17 22

8. Shkumbini 17 21

9. Kastrioti 17 20

10. Besa 17 15

11. Bylis 17 15

12. Elbasani17 9

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›