E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomati iranian kerkon azil ne Norvegji

Diplomati iranian me sherbim ne Bruksel Farzad Farhangian deklaroi te henen ne nje konference per shtyp se ka aplikuar per marrjen e azilit ne Norvegji.

Zyrtari iranian shtoi me tej se kthimi ne vendlindje tashme eshte i rrezikshem per te pasi ka mbeshtetur opoziten vendase ne perpjekje per te rrezuar presidentin Ahmadinexhad.

Farhangian eshte diplomati i trete iranian qe kerkon azil ne vendet perendimore. 2 te paret e fituan ate pikerisht ne Norvegji dhe Finlande. Nderkaq nuk ka asnje deklarim zyrtar te Teheranit per ceshtjen ne fjale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›