Diplomohen 224 studentë në universitetin “Justiniani i Parë”

224 studentë të univeristetit jo publik “Justiniani i Parë” kanë finalizuar studimet e tyre në master shkencor për drejtësi. Kështu pas katër vitesh studime të diplomuarit e këtij universiteti kurorëzuan studimet e tyre në prani të pedagogëve të shumtë, studentëve dhe prindërve të tyre. Në çelje të kësaj ceremonie rektori i univeristetit Luan Gjonçaj tha se puna e bërë gjatë kohës së studimit universitar do të japë frytet në punën e mëtejshme në fushën e drejtësisë për këta studente. Kjo tha profesor Gjoncaj pritet të reflektohet në sajë të emave të njohur të fushës së drejtësisë që kanë dhënë mësim në këtë univeristet.
Po ashtu dekani i fakultetit të drejtësisë Adnor Shameti tha se pavarësisht se këta student marrin diplomën , pro procesi i diplomimit dhe angazhimit në fushën e drejtësisë vijon ndër vite. Ai u tha studentëve se duhet të jetë përvoja ajo që do të vendosë në peshore profesionalizmin e secilit në këtë drejtim
Në fund pedagogia e këtij universiteti Mirela Shameti njoftoi ceremoninë e dhënies së diplomave. Kështu 224 studentë përfunduan studimet në master shkencor për drejtësi dhe presin që njohuritë e marra ti praktikojnë më tej në fushën e së drejtës.