E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca “Kuq e zi” ndalet në Gjirokastër, firmoset peticioni

Aleanca “Kuq e zi” është ndalur sot në Gjirokastër për të mbledhur firma kundër regjistrimit etnik dhe fetar të popullsisë.
 

Me dhjetëra qytetarë kanë ofruar mbështetjen për nismën e aleancës "kuq e Zi" dhe kanë firmosur petecionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe feje.
 

Drejtuesi i Aleancës “Kuq e zi”, Endrit Shabani duke iu referuar deklaratës së Konsullatës greke se "nuk duhet hequr kombësia nga çertifikatat e lindjes", tha se "askush nuk mund ta shantazhojë Shqipërinë".
 

Prej 23 majit 2011, pas ndryshimeve ligjore është hequr nga çertifikata shënimi i kombësisë. Por organizata OMONIA dhe partia e re e minoritetit MEGA janë shprehur kundër këtij vendimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›