E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dirk Kuyt kërkon transferimin te Interi


Dirk Kuyt vazhdon të kërkojë largimin e tij nga Liverpooli dhe transferimin te Interi, shkruan sportivja "Il Corriere dello Sport".

Pavarësisht faktit se Liverpooli ka bërë të ditur se holandezi nuk është në shitje, Kuyt ka mendim tjetër. Sipas agjentit të sulmuesit holandez, klubet janë duke negociuar, por marrëveshja nuk është arritur ende.

"Dy klubet vazhdojnë të negociojnë, por gjërat po shkojnë ngadalë. Dallimi mes kërkesës dhe ofertës është i rëndësishëm. Klienti im i ka thënë Liverpoolit se ai nuk dëshiron të luajë më për ata dhe kjo është diçka që i takon karrierës dhe jetës së tij. Kjo nuk do të thotë se ai dëshiron të largohet me çdo kusht, por kur një klub si Interi ju bën ofertë, është normale që të lëkundeni", deklaroi Rob Jansen, agjenti i Kuyt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›