Ledesma vazhdon kontratën me Lazion
Mesfushori argjentinas Cristian Ledesma ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Lazion.
"Gjithçka u bë e qartë disa minuta më parë. Nënshkrimi i rinovimit të kontratës është arritur. është një realizim ëndrre", shkruhet në faqen zyrtare të lojtarit.
I pyetur për komentet e Ledesma, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, i konfirmuar ato si të vërteta.
"Nuk ka asgjë të veçantë për t'u shtuar. Ledesma ka rinovuar kontratën e tij dhe me sa duket të gjithë jemi të kënaqur. Tash duhet të ecim përpara me projektin tonë", ka thënë Lotito.