E Hënë, 2 Nëntor 2026

Disa banorë në Dibër përfundojnë në spital me shenja helmimi, mes tyre edhe të mitur

Disa  banorë në Dibër janë paraqitur në spitalin e Peshkopisë me simptoma helmimi. Sipas policisë, mes këtyre personave ka edhe disa të mitur.

Nuk dihet ende numri i saktë i banorëve që janë paraqitur në spital me shqetësimi, teksa po ashtu nuk ka informacione as mbi shkaqet që mund të kenë çuar në këtë situatë.

Policia bën me dije se  është ngritur grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›