“Disa fitojnë për vete dhe vjedhin pensionistët”, Rama: Duhet të rrisim kontributet, për pensione më të mira

Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, Kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër kur tha se është krim mospagesa e kontributeve të pensioneve.
“Nuk janë kërcënime e presione, i them biznesmenëve e sidomos atyre të ndërtimit, nuk ekziston sot punonjës ndërtimi me 400 euro, 500 euro në muaj, i regjistrojnë me pagë minimale, ky është krim.
Kemi rritur me 290 mijë numrin e atyre që kontribuojnë. Por prapë është kaq e pamjaftueshme sa ç’është e pajustifikueshme që këta të deklarojnë pagat joreale. Pagat joreale janë krim. Krim ndaj çdo pensionisti që sot thotë se sot vajti si vajti kjo punë, atë gjysmagjelin mos na e lini ta kujtojmë më dhe se sa mirë kaluam nga gjysma te 5 mijë lekëshi i ri i fundvitit, bëje pak më shumë”, tha Rama.
Kreu i ekzekutivit njoftoi edhe zgjidhjen që do të gjendet për 40 mijë pensionistët që kanë punuar në kooperativa para vitit 1994.
“Problem 40 mije veta që dalin pension nga ish -koperativa, 3000 mijë procese gjyqësor. Do bëjmë ligje që të njohin automatiksht sigurimet para vitit 1994”, u shpreh kryeministri.
Në mbyllje, Rama u tha të moshuarve se rritja e pensioneve do të vazhdoj.
“Duke filluar nga fundi i vitit do përgatitemi që këto fjalë të marrin kuptim. Kur flasim për shqipërinë 2030, ne do ta çojmë në BE, por nuk mundet ta çojmë vendin në BE dhe të bëjmë të njëjtat muhabete. Do përgatitetmi që me hir ose pahir ata që duhet të kontribuojnë ta bëjnë, sepse është fjalë e rëndë, por është vjedhje. Me gjithë këto biznese, me gjithë këto xhiro, si ka mundësi të mbijetojnë pensionistët. Ju mbijetoni sepse një pjesë ju vjen nga fëmijët tuaj”, tha ai.
I shoqëruar nga ministrat Petrit Malaj, Blendi Gonxhja dhe drejtues të institucioneve respektive të linjës kryeministri Rama i shpjegoi pensionistëve skemën e detajuar të pensioneve. /vizionplus.tv