Disa media i japin edhe disa muaj jetë atij (FOTO)
Bota e ka dashur shumë kur ishte fëmijë. Maculay Culkin u bë i njohur kudo për rolin e tij në serinë I vetëm në shtëpi.
Por karriera e tij nuk shkëlqeu siç shumëkush mendonte.
Kohët e fundit mediat raportojnë se ai është i varur ndaj heroinës. Madje një tabloid amerikan i ka dhënë vetëm disa muaj jetë, duke e sfiduar të bëjë testet për të provuar se heroina po e vret.
Aktori nuk është shfaqur për mediat që kur u publikuan këto akuza. Një zëdhënëse e tij tha se nuk është e vërtetë se merr heroinë.
Por paparacët e kanë fiksuar atë në Kaliforni dhe nuk duket në gjendje të mirë. Aktori disa herë tenton të vjellë, edhe pse është në publik.






