Curiosity sjell pamjet e para 3D nga Marsi (FOTO)
Roboti Curiosity, i cili ka zbritur në sipërfaqen e Marsit me sukses, ka dërguar pamjet e para në 3D nga sipërfaqja marsiane.
Roboti ka nisur që të testojë kështu sistemin e kamerave. Po ashtu roboti ka sjellë pamjet e para të qarta të shtëpisë së re në kraterin Gale, pasi më parë një re pluhuri i kishte mbuluar një nga kamerat.
Curiosity ka në bord 17 kamera. Por roboti ende nuk ka nisur tamam punën dhe për këtë gjë do të duhen javë. Ai do nisë të gërmojë dhe të udhëtojë.
Udhëtimi i Curiosity për në Mars zgjati tetë muaj dhe sonda udhëtoi 566 milion kilometra.
Roboti furnizohet me energji bërthamore dhe ka gjashtë rrota për të lëvizur. Përgjatë dy viteve do të gërmojë në Mars për të sjellë ndoshta provat më bindëse për ekzistencën e jetës. Një pjesë të mirë të kohës do e kalojë në malin Sharp, ku mendohet se ka gjurmë uji.
Një zëdhënës i NASA-s tha se roboti është në gjendje shumë të mirë.
Mbërritja e Curiosity në Mars është kthyer në hit në internet. Shumë njerëz kanë nisur të bëjnë humor me pamjet që ka sjellë ajo nga Marsi.
Gjeni më poshtë në galeri pamjet 3D që ka sjellë Curiosity dhe disa nga pamjet me humor që janë përhapur në internet.








