E Diel, 1 Nëntor 2026

Disa protestues, natën në shesh, bëjnë thirrje për qëndresë pa ndërprerje para Kryeministrisë

Në përfundim të protestës mbrëmjen e së shtunës, një pjesë e qytetarëve kanë vendosur të qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë  përgjatë gjithë natës.

Ata po qëndrojnë në trotuarin përballë godinës së qeverisë dhe kanë bërë thirrje për qëndresë pa ndërprerje.

Ndërkaq organizatorët kanë lajmëruar se orari i protestës  mbetet sërish ora 19.00 duke u bërë apel qytetarëve t’i bashkohen këtij tubimi.

Mbrëmjen e së shtunës para godinës së qeverisë u zhvillua protesta e 21 që u cilësua mbarëkombëtare për shkak të pjesëmarrjes së shqiptarëve nga Diaspora.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama brenda datës 21 qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›