Disfata në Mançester, Berluskoni fik televizorin
Një Milan krejtësisht për t’u harruar ai i mbrëmjes së djeshme. Aq sa edhe Silvio Berluskoni nuk ka pasur durimin ta ndjekë deri në fund. Bosi i klubit nga Milano e ka fikur televizorin në momentin që Mançesteri realizoi golin e dytë, duke preferuar të mos e shikojë gjithë goleadën e pësuar nga skuadra e tij.
Sapo kishte filluar pjesa e dytë dhe Berluskoni, njëkohësisht kryeministër i Italisë, ishte në pallatin “Grazioli” së bashku me rreth 20 senatorë të partisë së tij, kur Uejn Runi i hoqi pronarit të Milanit çdo dëshirë për ta parë ndeshjen më tej. “Kush është me Milanin – ka pyetur ai -. Ju vjen keq nëse e fikim? Më mirë e mbyllim televizorin”.