E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disidentet e muzikes ne Kube

Dy te rinj holandeze udhetuan ne Kube dhe realizuan nje dokumentar per censuren mbi muziken alternative ne Havana. Nje gjenerate talentesh qe fshihen ndalohen denohen


Ne fund te 2006-es ne kohen kur Fidel Kastro vazhdonte te ishte zyrtarisht president i Kubes dy te rinj nga Holanda Alessio Cuomo dhe Sander De Nooij udhetojne drejt Havanes per te realizuar dokumentarin Rebelimi i Kubes Cuba Rebelion 52 min.


Filmi dokumentar u shfaq ne ditet e Festivalit Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut ne Akademine e Filmit dhe Multimedias Marubi. I pranishem ne shfaqje ishte njeri prej autoreve Sander De Nooij.


De Nooij me mikun e tij nuk kishin menduar per nje teme konkrete por dinin qe
ky film nuk do behej per muziken salsa dhe purot kubane.


Shpejt ata rane ne gjurme te disa grupeve te muzikes alternative qe benin muzike ne fshehtesi muzike rock hip-hopmetal punk. Pushtonin nje dhome nga shtepia e prinderve ku fusnin koken instrumentet e tyre dhe benin prova. Instrumentet perhere ishin pak. Ato blihen shumica nga turistet qe edhe sollen muziken alternative ne Kuben e Fidel Kastros.


Ishin te pakta vendet ku lejoheshin te luanin muziken qe kendonin. Kjo situate zgjati deri ne vitin 2003 pas ketij viti shumica e tyre u ndaluan te kendonin.


E vetmja menyre per ta bere te njohur artin e tyre eshte shperndarja dore me dore e albumeve te sapodala. Ka nga ata per te cilet censura ka renduar me teper.
De Nooij ndalet te historia e Gorki Luis guila Carrasco liderit te bandes punk-rock Porno Para Ricardo.


Gorki eshte denuar me 2 vjet burg pasi kenget e tij kunder komunizmit El Commandante dhe El Cake u bene popullore ne Kube. U arrestua nen akuzen e trafikimit te droges. Pasi doli nga burgu nuk i lejohet me te kendoje. Emri i tij figuron ende ne listen e zeze. Si banda e tij jane censuruar edhe banda te tjera si Escape e muzikes metal ajo te rock/hip-hop-it QVA-Libre.


Sander De Nooij tregon se ato luftojne per me teper liri ne artin e tyre kurse Gorki eshte disident ai nuk ka frike te thote me ze te larte idete e tij te dale kunder qeverise nuk ka frike tu tregoje te tjereve per cfare po ndodh ne Kube. Dhe jo vetem per muziken por per varferine per te drejtat e njeriut per shtypjen e njerezve.


Muzikantet e ketyre grupeve i japin rendesi teksteve. Ato tregojne forcen e mendimeve te tyre. Gorki guxon edhe thote me tekstet e kengeve te tij per Raul Kastron qe eshte injorant dhe flet gjepura.


Diktatura ne Kube ndalon dhe censuron. Dy te rinjte holandeze qe zbriten aty per te bere film nuk do kishin mundur te krijonin lidhje me gjeneraten e re te muzikes po te mos ishin prezantuar si muzikante dhe te mos kishin fshehur mira kamerat dhe mikrofonat e vegjel.


Sander De Nooij rrefen se nuk e ka pasur te lehte per te filmuar ne menyre jolegale ne 50-vjetorin e Forcave Revolucionare te Armatosura dite qe perkonte edhe me 80-vjetorin e lindjes se Fidel Kastros.


Kastro vete nuk doli ne publik per shkak te semundjes se rende por marshimi behej para Ral Kastros dhe qeverise se tij. do njeri ishte thirrur per te qene atje.


Duket e cuditshme por ishte nje menyre per ti treguar botes se gjithcka po shkonte mire shpjegon De Nooij i cili nuk ka nje pergjigje nese nje dite keta te rinj do te luajne lirshem ne rruge e neper koncerte rock metal punk para se bota e muzikes te kete shpikur te tjera rryma.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›