E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disidenti kinez mori Cmimin Nobel

Nga Express me 10 dhjetor 2010 ne ora 1535

Cmimi Nobel per Paqe edhe zyrtarisht iu dha sot disidentit te burgosur kinez Liu Xiaobo ne nje ceremoni te zhvilluar ne Oslo.

Xiaobo eshte denuar me 11 vjet burg per veprimtari kunder regjimit pas thirrjeve te tij per reforma politike.

Ne ceremoni ai ishte prezantuar nga nje karrige bosh dhe nje fotografi.

Kina ka denuar dhenien e cmimit Nobel per Paqe Xiaobos dhe ka vendosur ne arrest shtepiak gruan e tij per ta penguar qe te merrte pjese ne ceremonine e sotme.

Komiteti i Nobelit tha se dhenia e cmimit Liut eshte bere bazuar mbi 147vlerat universale148.

Kreu i ketij komiteti Torbjorn Jagland gjate ceremonise deklaroi 147Na vjen keq qe fituesi i cmimit nuk eshte i pranishem. Ai eshte ne izolim ne veriperendim te Kines. As bashkeshortja e tij as ndonje nga te afermit nuk munden te jene me ne.

Asnje medalje apo diplome nuk do te paraqitet sot ketu. Vetem ky fakt tregon se cmimi ishte i nevojshem dhe i merituar. Ne e urojme Liu Xiaobon per cmimin e ketij viti147 tha Jagland.

Presidenti Obama fituesi i cmimit vitin e kaluar tha se eshte per te ardhur keq qe Liu nuk ishte ne ceremoni dhe i beri thirrje Kines per lirimin e menjehershem te tij.

Kina dhe vende te tjera si Rusia Irani Irakun Afganistani e kane bojkotuar ceremonine. KUrse Serbia ne momentin e fundit e ka derguar ne ceremoni Ombudsmanin Sasa Jankovic.

Mbahet ceremonia e Nobelit per Paqe

Ne Oslo te Norvegjise sot mbahet ceremonia e dorezimit te cmimi Nobel per Paqe por fituesi i saj disidenti kinez Liu Xiaobo nuk do te jete i pranishem pasi ai eshte i burgosur ne Kine.

Komiteti i Cmimit Nobel per Paqe i ka hedhur poshte akuzat e Pekinit se po perpiqet t146i imponoje idete perendimore ndaj Kines duke thene se vendimi per dhenien e Cmimit Nobel ishte i bazuar ne 147vlera universale148.

Tetembedhjet vende perfshire Rusine Kazakistanin Iranin Irakun Afganistanin dhe Serbine kane thene se nuk do te marrin pjese ne kete ceremoni.

Grupet nderkombetare per te drejtat e njeriut para mbajtjes se ceremonise e kane kritikuar Kinen per goditje gjitheperfshirese kunder atyre qe mendojne ndryshe duke e parandaluar fituesin Liu Xiaobo dhe familjen e tij qe te marrin pjese ne ceremonine ne Oslo te Norvegjise raporton Radio Evropa e Lire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›