E Diel, 1 Nëntor 2026

Disiplina merr në mbrojtje gjyqtarët

Ofendimet kundrejt gjyqtarëve kanë marrë në qafë trajnerë dhe futbollistë të Kategorisë Superiore. Në këtë përfundim ka arritur mbledhja e djeshme e Komisionit të Disiplinës, e cila ka analizuar anomalitë e javës së 20-të të kampionatit shqiptar të futbollit. Zëvendëstrajneri i Teutës, Gentian Begeja, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 20000 lekësh të reja, për shkak se ka ofenduar gjyqtarin në ndeshjen Teuta-Lushnja. Po për të njëjtën arsye është dënuar me 2 ndeshje pezullim edhe futbollisti i Lushnjës, Hekuran Korreshi, gjoba e të cilit kap shifrën 30000 lekë të reja. Pezullim vetëm për 2 ndeshje për lojtarin e Bylisit, Neritan Novi, i cili për ofendimin që i ka bërë gjyqtarit në takimin Flamurtari-Bylis, do të duhet të paguajë edhe 50000 lekë të reja gjobë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›