Disiplina ne shkollat e mesme

Adoleshentët janë cilësuar nga psikologët si individë që mund të shpërthejnë në cdo cast, dhe nga ana tjetër tejet të brishtë. Sjellja e tyre në formë korrekte dhe pa dhunë fizike e psikologjike, është cilësuar si forma më e mirë mes tyre dhe mësuesve.
“Kuptohet që sjellja e dhunshme është e dëmshme dhe e padobishme për çdo njeri, që nga fëmija i vogël deri në moshë të rritur. Nuk sjell dobi pasi dëmton personalitetin dhe çon në sjellje ekstreme”, tha specialistja e ISHP, Erka Amursi.
Në gjimnazet e Tiranës, roja i shkollës, monitoron me ashpërsi hapjen dhe mbylljen e dyerve, aq sa është gati e pamundur edhe për gazetarët të komunikojnë me drejtorët e shkollave.
Mbajtja e nxënësve brenda territorit të shkollës, bëhet gati me forcë. Por ka edhe metoda të tjera. Nëse një prej tyre mungon orën e parë duhet të marrë mungesa për gjithë ditën.
Por ndodh që shpërthimi i adoleshentëve të jetë i madh, dhe mësuesi të zgjedhë format e dhunshme psikologjike dhe hera-herës edhe fizike ndaj tyre.
“Një problem shumë i madh është edhe dhuna verbale fyerjet e ndryshme, të cilat cënojnë egon e adoleshentit dhe bëhen burime reagimesh të fuqishme prej tij”, shtoi specilistja e ISHP-së, Erka Amursi.
Në shkollën e mesme Andon Zako Cajupi një pjesë e mësuesve po dëshmojnë se ndaj tyre po ushtrohet një formë e gabuar sjelljeje, e cila nis me shpërndarjen e regjistrave në korridor, apo me hapjen e klasave me forcë nga eprorët e tyre
“Në respektimin e mendimit të tyre, jo të ushtrimit të forcës ndaj tyre të asaj që kërkon drejtoresha të jetë këtu në shkollë, përdorimit të komunikimit të qetë në vend të dhunës këto janë gjëra thelbësore për respetkimn e fëmijëve”, u shpreh mësuesja e Biologjisë, Ina Kasimati.
Kjo formë duket se ka ndikuar keq edhe tek adoleshentët.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Mbështetja për Shoqërinë Civile
Në një vjetorin e themelimit të Agjensisë për Mbeshtetjen e Shoqërisë Civile, kryeministri Sali Berisha i vlerësoi organizatat e shoqërise civile si një nga shtyllat më të rëndësishme të demokracisë në vend. Studimet jashtë Shqipërisë
Pavarësisht një numri të konsiderueshëm universitetesh që operojnë në Shqipëri, dëshira e të rinjve shqiptarë që duan të arsimohen jashtë mbetet e madhe. Berat, asnjë plan për mbeturinat
Lumi Osum eshte menduar si zgjidhja per heqjen e mbeturinave te shume komunave ne qarkun e Beratit. Doktor, pse do të na sëmurësh me zor?
Xhovalin Delia - Në politikën shqiptare ka shumë probleme dhe plehra pa hesap, por menaxhimi i plehrave të vendit, e sidomos ligji për importimin e mbetjeve të botës, ka rrezik të reduktohet në problem politik, por në fakt është çështje jetike imediate mbarëshqiptare. Instituti që do hetojë krimet e komunizmit
Njëzet vjet pas rënies së komunizmit, në Shqipëri ka nisur një përpjekje e parë serioze për të hedhur dritë edhe zyrtarisht në errësirën 45-vjecare të historisë së këtij regjimi.
Lajmet kryesore
Procesi ndaj Metes, pyetje drejtuar ekspertëve
Nuk vendoset ende për fatin e ekspertizës
Gjurmët nuk janë të administratës
Bell: Parashikimet e qeverisë, tepër optimiste
TCH, anëtar në rrjetin europian
Kriza, Presidenti optimist për marrëveshje