E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disiplinori, furtune mbi Perparimin

Dhuna e se dieles ne pasndeshjen Perparimi-Terbuni nuk ka lene pa vepruar federaten, e cila ka marre masa te renda ndeshkimore per lojtare, drejtues dhe vete klubin kuksian. Keshtu, dy lojtare, Besmir Behuli, dhe Andi Lamce, jane ndeshkuar me 8 ndeshje pezullim dhe me plot 1 milion leke te vjetra gjobe secili. Nuk ka shpetuar as trajneri Alinci, qe pezullohet nje vit dhe ndeshkohet me 500 mije leke te vjetra gjobe, pasi ka goditur me shkelm gjyqtarin Lleshi. Po keshtu, edhe drejtuesit e klubit. Rasim Sopi dhe Isa Zeneli jane ndeshkuar me nga 3 ndeshje pezullim dhe me nga 500 mije leke gjobe. Por nuk ka shpetuar as klubi kuksian. Perparimi do te luaje 6 ndeshje larg fushes si dhe duhet te paguaje 3 milione leke te vjetra gjobe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›