Renditja FIFA, Shqiperia zbret 2 vende
Kombetarja kuqezi ka humbur dy pozicione ne klasifikimin e muajit prill, krahasuar me muajin mars. Shqiperia ka humbur dy shkalle, pasi ne fundin e muajit te kaluar nuk zhvilloi asnje ndeshje miqesore dhe kjo u pasqyrua ne renditjen aktuale. Ne grupin 1, vendin e pare vazhdon ta mbaje Portugalia, qe ne bote eshte e nenta, me pas eshte Suedia ne pozicionin e 24-et. Danimarka eshte e 33-a, ndersa Hungaria ka zbritur pese vende duke shkuar e 56-a. E mbyll Malta, qe me vendin e humbur zbret ne pozicionin 135. Ndersa ne renditjen boterore, top-ten vazhdon te kryesohet nga Argjentina, Brazili dhe Italia, ndersa Greqia ka hipur dy vende, duke shkuar ne vendin e tete. Renditjen e dhjete me te mireve e mbyll Holanda, e cila ka humbur nje vend.