Diskriminimi i emigranteve, kritika Italise

Ajo u shpreh se eshte e shqetesuar per disa nga normat e perfshira ne paketen e sigurise se qeverise italiane, ne menyre te veante per sa i perket mases qe parashikon denim me te rende ne rast se personi qe kryen nje shkelje eshte emigrant ilegal.
E ne kete kuader mberrin edhe vendimi i Gjykates se Kasacionit e cila hodhi poshte kerkesen e nje emigranti shqiptar per t’u pajisur me dokumenta qendrimi. Baba i dy femijeve te vegjel dhe me bashkeshorten ne pritje te shtetesise italiane, ai kishte paraqitur nje ankese kunder debimit duke u bazuar ne nje vendim, te nxjerre po nga Gjykatat e Kasacionit ne muajin janar te ketij viti.
Sipas normes se meparshme emigrantet ilegale qe kane femije te mitur, mund te qendrojne ne Itali “sepse ne kete menyre respektohet e drejta e te miturit per t’u rritur me dy prinderit”.
Por tani Gjykata ka nderruar linje. Ne vendimin kunder shtetasit shqiptare lexohet “se nevoja per mbrojtjen e legalitetit te kufijve, del mbi te drejten e te miturit per t'u shkolluar dhe mbi nevojen e tij per nje zhvillim psikofizik, armonik dhe te plote”