Rezoluta armene tensionon raportet Turqi-Suedi

Objektivi kete radhe eshte Suedia. I gjithe debati ka nisur pas miratimit te rezolutes me 134 vota pro dhe 130 kunder te nje rezolute e cila e cileson genocid masakren e armeneve ne vitet 1915-1917, gjate Luftes se I Boterore.
Rezoluta u miratua megjithe kundershtimin e forte te qeverise suedeze. Partia ne pushtet ka kerkuar mosmiratim te rezolutes, por 4 deputete, perfaqesues te maxhorances te cilet e mbeshteten ate, vendosen fatin e saj.
Menjehere pas miratimit te rezolutes Turqia ka vendosur ngrirjen e perkoheshme te marredhenieve me Suedine, si dhe ka terhequr ambasadorin e saj prej Stokholmit.
Gjithashtu, ne shenje proteste u anulua edhe vizita e kryeministrit turk Recep Taip Erdogan ne vendin nordik, vizite kjo e parashikuar me 17 mars.