E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutime ne prag te samitit financiar te BE 30.01.

Kurse shkurto konsolido. Kjo eshte motoja evropiane nderkohe sidomos ne vendet me programe te tilla ndihme si Greqia apo Portugalia. Por kjo politike ka cuar edhe ne trazira sociale dhe ne papunesi. Prandaj kryetaret e shteteve duan te gjejne nje balance. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schuble tha te marten 24.1. ne Bruksel Ne takimin te henen e ardhshme do te behet fjale ne rradhe te pare se si te permiresohet aftesia konkurruese e Evropes. Sepse te gjitha masat per te forcuar financat varen ne fund te fundit edhe nga stabiliteti ekonomik i te gjitha shteteve ne Evrope.

Te permiresohet aftesia konkurruese e vendeve te varfera te BE

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Westerwelle Te mos lehtesojme krijimin e borxheveBashkimi Evropian do ta ndihmoje zhvillimin ekonomik ne BE. Por jo me programet e vjetra konjunkturore sepse kjo vetem do te rriste malin me borxhe. Ne vend te kesaj do te shfrytezohen fondet e ndihmes si ato per zhvillimin rajonal dhe strukturor. Ketu kerkohet edhe ndihma e Komisionit te BE tha ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle te premten 27.1. ne Bruksel. Sipas mendimit te tij parate e BE gjithsesi harxhohen pa kriter. Mua nuk me duket e arsyeshme qe nga parate e BE per fondet strukturore te ndertohen ne fshat vende per parkimin e bicikletave ne vend qe fonde te tilla te shfrytezohen per te permiresuar aftesine konkurruese te vendeve me te varfra ne Evrope.

Presidenti i Keshillit Herman Van Rompuy ben thirrje sidomos per masa kunder papunesise tek te rinjte per shfrytezimin me te mire te tregut te brendshem dhe per ndihma per ndermarrjet e vogla dhe te mesme.

Sa do te jete fondi i ESM

Per kete tematike zyrtare duhet se ka konsens. Por ama ceshtjet me te vertete te ndjeshme megjithate duhen prekur se paku ne prapaskene. Njera prej ketyre temave eshte se sa do te jete fondi i perhershem per shpetimin e euros ESM i cili do te zevendesoje fondin e deritanishem provizor EFSF. Ndersa kryeministri italian Mario Monti shefja e FMN-se Christine Lagarde apo Komisioni jane per rritjen e tij qeveria gjermane frenon. Ajo deshiron qe kufiri me i larte te jete 500 miliarde euro. Dhe ministri i Jashtem gjerman tha i indinjuar se nuk mund te vendosesh perhere ne vitrine shuma te medha perpara se vendet e prekura te mos i kene plotesuar detyrat e tyre. Perndryshe do te kerkohen gjithnje ndihma te reja dhe do te humbase interesi per reforma Kriza e borxhit nuk mund te perballohet duke lehtesuar mundesite per te krijuar borxhe por vetem me disipline buxhetore dhe reforma strukturore me qellim qe te rritet konkurrenca dhe zhvillimi ekonomik. Gjithmone kerkohet reciprocitet. Dhe atehere ne jemi edhe solidare dhe ne kete e kemi treguar me shuma te medha me me shume se 200 miliarde euro.

Gjermania nuk eshte e vetme me kete qendrim thote ministrja austriake e Financave Maria Fekter.Eshte shume shume e veshtire qe tu mesojme parlamenteve ne shtetet anetare qe te japin para te tjera.

Austria do qe parate e pashfrytezuara te EFSF ti jepen ESM

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Schuble i kenaqur me paktin fiskalGjermania eshte e kenaqur me hapat e bere ne te ashtuquajturin pakti fiskal. Ne samitin e fundit ne dhjetor te gjitha shtetet e BE pervec Britanise se Madhe rane dakord qe te angazhohen ne menyre kontraktuale per me shume disipline buxhetore. Edhe denimet kunder shkelesve te buxhetit jane planifikuar edhe pse jo me nje procedure aq te ashper sa ce kishte parashikuar qeveria gjermane.

Bashkimi fiskal drejt realizimit

Ne samitin e ardhshem mund te kerkohet aprovimi politik per tekstin e paktit fiskal. Procedura e metejshme do te zgjase edhe disa muaj te tjere por procesi ne pergjithesi ecen me shpejt nga cpritej. Se bashku me ESM BE eshte i pergatitur mire per krizen mendon ministri gjerman i Financave Schuble Ketu bashkohen me te vertete solidariteti dhe soliditeti duke i trajtuar problemet ne vendet e prekura me kredibilitet duke krijuar nje strukture per sigurine  e monedhes evropiane. Dhe kohen ndermjet do ta kapercejme me solidaritetin e nevojshem. Kjo shkon hap pas hapi dhe ne ecim perpara.

Mbetet problemi i madh Greqia qe gjithashtu zyrtarisht nuk eshte teme e samitit. Gjithnje e me shume behet e qarte se Greqia nuk i permbush dot kerkesat e nevojshme per te marre nje pakete te dyte me ndihma. Ministrja austriake e Financave Fekter tha ate qe shume e mendojne Niveli politik ne Greqi duhet ta dije se ne presim qe ato te bejne me shume. Rendesi nuk ka vetem qe te ulen shpenzimet por edhe te nisen reforma strukturore. Dhe ketu ata nuk veprojne.

Gjendja e Greqise shqetesuese

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Greve ne GreqiEdhe bisedimet me kreditoret private per te shkurtuar borxhet nuk ecin perpara. Raporti i fundit i trojkes nuk do te jete dot gati per samitin.

Por gjerat jane pak a shume te qarta. Komisioneri i BE per eshtjet Monetare Olli Rehn ka thene se Greqia do te kete nevoje per me shume para nga shtetet e Eurozones dhe institucionet e BE pra nga EFSF apo nga Banka Qendrore Evropiane. Dhe shefja e FMN-se Christine Lagarde ishte e mendimit se ne qofte se kreditoret private nuk do te heqin dore nga sa duhet atehere duhet te nderhyjne institucionet publike. Volker Kauder kryetari i grupit parlamentar CDU/CSU ne parlamentin gjerman e kercenoi Greqine ne Spiegel Online se do te vendoset nje komisioner shteteror qe do te monitoroje politikat buxhetore. Kur gjendja eshte kaq e tensionuar tema Greqi nuk do te lihet dot jashte diskutimeve te samitit.

Autor Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

RedaktoiEsat Ahmeti

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›