Basha: Më 9 mars hapet konkursi për bulevardin

Krybashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha dhe presidenti i BiznesAlbania, Bregasi, gjatë mbledhjes së bordit drejtues të BiznesAlbania
BiznesAlbania, Bregasi: Duam vendin që meriton biznesi i kryeqytetit
Të gjitha pallatet me leje nga bashkia do të hipotekohen
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka zgjedhur takimin me grupimin më të madh të biznesit në vend, BiznesAlbania, për të dhënë detaje mbi nismën më të fundit të Bashkisë së Tiranës, që njëkohësisht vjen edhe si risi. Bulevardi i Tiranës nuk do të jetë pjesë e asnjë projekti rastësor dhe as ide që do të mbajë vetëm një firmë. Përzgjedhja do të bëhet përmes një gare transparente mes emrave më të njohur të arkitekturës në botë. Basha ka ftuar biznesin të bëhet pjesë e garës që do të zhvillohet, pasi kjo do ti shërbejë më shumë bashkëpunimit dypalësh, si në kuadër të vendimeve që merren, ashtu edhe në investimet që do të kryhen. Lidhur me konkursin për bulevardin e ri të Tiranës. Më 9 mars, 7 nga 20 arkitektët më të famshëm të botës do të paraqesin projektet e tyre para një jurie ndërkombëtare, dhe në këtë mënyrë ne do të jemi një hap më afër me përzgjedhjen e fituesit, nisjes së punës për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm zhvillimi për qytetin e Tiranës. Pa dyshim, ju jeni të ftuar të jeni pjesë e këtij procesi, pasi do të jetë një proces transparent, ku edhe mendimi juaj, përtej mendimeve profesionale të jurisë, do të ketë rëndësinë e tij, tha Basha.
Takimi
BiznesAlbania, në kuadër të takimeve që zhvillon bordi i saj drejtues, pati dje si të ftuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij në hapje të këtij takimi presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi, vuri theksin në rëndësinë që ka politika e dyerve të hapura mes pushtetit vendor dhe biznesit. Bregasi theksoi se bashkimi i biznesit në një organizëm të vetëm, siç është BinzesAlbania, e ka bërë më të madhe peshën e ngritjes dhe të zgjidhjes së problematikave dhe nga ana tjetër thekoi rëndësinë që duhet ti kushtohet biznesit në kryeqytet, pasi pikërisht këtu është përqendruar edhe pjesa më e madhe e tij. Nuk është fjala për ti krijuar vetes privilegje të pamerituara dhe as salltanete që vijnë për shkak të kontributeve tona në jetën ekonomike dhe sociale të vendit në përgjithësi dhe Tiranës në veçanti, duam vendin që meriton të ketë biznesi i kryeqytetit u shpreh Bregasi. Nga ana tjetër, ai parashtroi një sërë problemesh me të cilat përballen sektorë të veçantë të biznesit në vend, dhe hapësirat që mund të krijohen për të kaluar ngërçet. Një ndër propozimet e presidentit të BiznesAlbania ishte organizimi i panaireve të përbashkëta me Bashkinë e Tiranës në ndihmë të promovimit të bizneseve shqiptare dhe këtu ai renditi një sërë shembujsh të vënë në praktikë së fundi, por që kanë rezultuar të suksesshëm.
Hipotekimi
Një ndër pikat që u lakua shpesh gjatë takimit të djeshëm të bordit të BiznesAlbania dhe kryebashkiakut Basha ishte ajo e hipotekimit të pallateve. Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi, shprehu mirënjohjen për nismën që është ndërmarrë për të hipotekuar pallatet e reja dhe nga ana tjetër, kërkoi që të bëhet edhe një bashkërendim me pushtetin qendror për të përfunduar hipotekimin edhe për më shumë se 200 ndërtime, dosjet e të cilave janë pranë ALUIZNI-t. Kjo në fakt ka gjetur edhe mbështetjen e Bashës, i cili premtoi për zgjidhjen e plotë të problemit brenda këtij viti, pasi llogaritjet e ekspertëve tregojnë që ky kapital arrin deri në 700 milionë euro. Bashkia do të punojë që kjo të përfundojë sa më parë dhe asnjë objekt me leje nga Bashkia e Tiranës nuk do të mbetet pa u hipotekuar, sado e vështirë të jetë situata, edhe sikur të na duhet ti kërkojmë qeverisjes qendrore të bëjë ndërhyrje në legjislacionin kombëtar, dhe kjo do të përfundojë doemos brenda 2012, tha Basha.
Takimi Basha-BiznesAlbania
Luigj Aleksi (Shoqata e Ndërtuesve): Në këtë pikë të hipotekimit, përveç pallateve që ka bashkia, janë mbi 200 e më shumë pallate të tjera që i ka ALUIZNI e të tjerë. Ne do kërkonim që e gjithë kjo pasuri të futet në procedurë të njëjtë me atë që keni marrë ju përsipër. Shoqata e Ndërtuesve ka shumë materiale dhe ka shumë vite dhe mund të ndikojë, mund të japë kontribut e mund të ndihmojë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi që është gangrenë për ekonominë e qytetit të Tiranës. Në këtë aspekt, ne e kemi parë të arsyeshme dhe i kemi shkruar edhe një letër zotit Kryeministër që afati i rivlerësimit, që me shumë të drejtë qeveria e shtyu deri në fund të muajit shkurt, të ketë mundësi të shkojë deri në qershor, që të fusë dhe këtë parcelë që do një farë kohë të hipotekohet.
Lulzim Basha: Ne i jemi vënë me përkushtim çështjeve që ju cekët sot, nga hipotekimi, që natyrisht është çështje drejtësie, personat që kanë paguar duhet të marrin tapitë dhe Bashkia nuk duhet të qëndrojë si pengesë këtu, por duhet të ndihmojë me çdo kusht, por është edhe çështje kapitali, kapital jo i pakët, që llogaritet nga ekspertët e pavarur deri në 700 milionë euro, injeksion të cilin nuk ka nevojë ta përkthej unë për ju, pasi ju e përktheni vetë dhe ashtu siç keni ndërtuar deri më sot përvojat tuaja, ndërmarrjet tuaja që kanë punësuar qytetarë të Tiranës, ashtu edhe ky injeksion kapitali do të përkthehet në punësim të qytetarëve të Tiranës, ndaj edhe Bashkia ditë e natë do të punojë që kjo të përfundojë sa më parë dhe asnjë objekt me leje nga Bashkia e Tiranës nuk do të mbetet pa u hipotekuar, sado e vështirë të jetë situata, edhe sikur të na duhet ti kërkojmë qeverisjes qendrore të bëjë ndërhyrje në legjislacionin kombëtar, dhe kjo do të përfundojë doemos brenda 2012-s.
Hajredin Fratari: Në Tiranë, nga sa kemi të dhëna, vijnë 10-12 mijë makina nga Jugu dhe Veriu për të bërë pazar në këto qendrat që kemi ne. Shihni mundësinë që një tokë, një zonë në periferi të Tiranës, në Kamzë apo në një vend tjetër, të kthehet në një parking ku këta njerëz të lenë makinat dhe të vendosen mikrobusë falas për njerëzit e veturave, në mënyrë që të rregullohet trafiku. Këto mikrobusë të përballohen nga çmimi i parkingut.
Lulzim Basha: Terminali i ri multimodal i pasagjerëve, i cili u përmend këtu në forma dhe mënyra të ndryshme, ose nga pikëpamja e trafikut dhe problemeve në trafik, ose nga nevoja e disiplinimit të trafikut ndërqytetas. Ky terminal ka të gjithë mundësinë të ndërtohet në partneritet me biznesin shqiptar. Konfindustria, me këdo që do të jetë i interesuar, për ti dhënë jetë këtij projekti që do të jetë Stacioni i Trenit, i Tramit, i autobusëve interurbanë, i furgonëve, pse jo hapësirë për një treg të ri, për një zonë biznesi e finance, 80 mijë metra katrorë të pozicionuara shumë mirë, në mes të arterieve kryesore të Shqipërisë, arteries veri-jug dhe lindje perëndim.
Gëzim Peshkopia (Shoqata e Prodhuesve të Bukës): Është e nevojshme ndihma juaj që të bëjmë një standardizim të shitjes së bukës. Janë dy modele: Njëri është modeli i gjithë komunitetit europian, i peshimit të bukës dhe pastaj pagesës. Është një model tjetër që e aplikon Greqia dhe që mendoj që është adapt edhe për vendin tonë, që është pesha e njëjtë. Kur standardizohen peshat e