Diskutime për çështje praktike

Kur kanë mbetur rreth 24 orë deri te takimi ndërmjet kreut të futbollit botëror, Sepp Blatter, drejtuesve të futbollit kosovar dhe atij serb, FIFA ka bërë të ditur se çfarë do të diskutohet të enjten.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) do të diskutojnë për çështje praktike me udhëheqësit e FIFAsë, në takimin që do të zhvillohet në Zurich. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i shtëpisë së futbollit botëror.
Në këtë takim do të diskutohen disa çështje praktike... siç është transferimi i futbollistëve të Kosovës jashtë vendit, ka thënë një zëdhënës i FIFAsë për ueb sajtin playthegame.org.
Sipas këtij ueb sajti, Geoff Thompson, ish kryetar i Federatës së Futbollit të Anglisë, do të ndërmjetësojë takimin ndërmjet delegacionit të FFKsë të udhëhequr nga Fadil Vokrri dhe atij të Federatës serbe të Futbollit të kryesuar nga Tomislav Karadjic.
Derisa pala serbe ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, drejtuesit e futbollit kosovar tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet për takimin e së enjtes, ndërsa u ka mbetur vetëm të fluturojnë drejt qytetit zviceran Zurich.
Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se pala kosovare në këtë takim do të kërkojë anëtarësimin me të drejta të plota të futbollit kosovar në UEFA dhe FIFA.
Përveç kësaj, kërkesë tjetër e palës kosovare do të jetë zhvillimi i ndeshjeve miqësore me përfaqësuesen dhe lejimi i klubeve kosovare të garojnë në arenën ndërkombëtare.
Kurse kërkesa e tretë e kosovarëve do të jetë rreth transferimit të futbollistëve nga Kosova në vendet tjera. FFK do të kërkojë nga FIFA që klubet kosovare të përfitojnë nga transferimi i lojtarëve të tyre jashtë Kosovës.
Zyra e presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, të premten e ka dërguar një shkresë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), nëpërmes së cilës ka caktuar terminin për takimin mes zyrtarëve të saj dhe udhëheqësve të futbollit kosovar dhe atij serb.
Takim trepalësh është paraparë të mbahet më 5 nëntor rreth orës 15:00 në selinë e FIFA-s, e cila gjendet në qytetin zviceran Zurich.