E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali mund të humbë Meridan

Sipas "Daily Mail", Atletico Madrid është i lirë për të biseduar me Merida, i cili shënoi për Arsenalin në fitoren ndaj Liverpoolit javën e kaluar në kuadër të Kupës Carling.
Ekipi spanjoll dëshiron të transferojë lojtarin 19-vjeçar në afatin kalimtar të janarit .
"Ne tashmë e kemi një ofertë nga Arsenali, por Fran Merida ka një sëmundje, dhe kjo është Atletico Madrid dhe nuk mund të bëni asgjë në këtë drejtim. E gjitha filloi në vitin 1996 kur Atletico fitoi ligën. Ai flinte me fanellë kuq e bardh, ndiqte Atleticon gjithkund ku kishte mundësi", ka thënë agjenti i lojtarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›