E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutime për përfundimin e luftës më Ukrainën, zbardhet telefonata e Putin me udhëheqësit e Finlandës dhe Norvegjisë

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb dhe kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, kanë zhvilluar të martën një komunikim telefonik me presidentin rus Vladimir Putin, në një lëvizje diplomatike që vjen në një periudhë intensifikimi të përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

putin telefon

Lajmi u bë i ditur nga zyra e presidentit finlandez. Stubb e cilësoi bisedën si “të sinqertë dhe thelbësore”, duke theksuar se rezultati i luftës ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e vendeve nordike dhe të gjithë Europës.

“Ne jemi vende fqinje me Rusinë. Përfundimi i kësaj lufte do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë tonë, por edhe në sigurinë më të gjerë europiane. Përfundimi i luftës kërkon bisedime të drejtpërdrejta”, deklaroi Stubb.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska i konsideron Finlandën dhe Norvegjinë si aktorë të rinj në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit dhe se do të vlerësojë nëse ato mund të kontribuojnë në këtë proces.

Ndërkohë, këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, deklaroi se Rusia është “në parim e gatshme” të vijojë bisedimet trepalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën. Megjithatë, deri më tani nuk ka shenja të qarta se Putin është i gatshëm të zhvillojë një takim të drejtpërdrejtë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›