E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutime për të shtunën

17/02/10 04:07

Banorët në shtëpinë e re flasin për nominimet dhe mundësinë se kush mund të shkojë në finale. Jetmiri thotë se mendon se kandidat të fortë janë Erjoni, Bertina dhe Hakiu pasi sipas tij këta po përdorin strategji. Kështu ata nisin të flasin për lojën e këtyre banorëve duke komentuar lojën e tyre.
Në shtëpinë e vjetër disa nga banorët nuk kanë shkuar ende të flenë. Pas diskutimeve ata shkojnë në dhomën e gjumit dhe vazhdojnë të bisedojnë aty. Erjoni dhe Hakiu flasin me të tjerët për natën e spektaklit. Erjoni thotë se ata e dinë që banorët që këtë javë janë në nominim edhe pse rrinë bashkë kanë për të nominuar njeri-tjetrin. Unë e di se dikush do nominojë një tretër që është në nominim dhe e di se kë. Po i bashkuam edhe ne votat tona ata do të jenë përsëri në nominim, por ne nuk duam të bëjmë këtë. Më pas hakiu thotë se këtë javë edhe ai ka për të qenë i nominuar. Më pas Graciela nis të flasë për Klodin. Më pas Erjoni del në ballkon dhe diskuton me Hakiun për nominimet e së shtunës. Ai i thotë se banorët e shtëpisë së re do ti nxjerrin në nominim të shtunën. Përveç kësaj ata diskutojnë edhe për festimet që do të bëjnë kur të zgjohen nga gjumi, duke shpresuar që të këtë edhe ndonjë surprizë. Pas një kohe të gjatë bisedash të gjithë banorët shkojnë të flenë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›