E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutohet kercimi i Aniles gjate festes

Disa nga banoret shkojne ne kuzhine dhe ulen ne tavoline per te ngrene darke.

Pjesa tjeter e banoreve jane ne kopsht dhe rrine aty duke degjuar nje diskutim midis Aniles dhe Franceskes per sa i perket kercimit te Aniles gjate festes. Franceska mendon se ai kercim ka qene provokues dhe se eshte bere enkas per te provokuar meshkujt por Anila nuk e pranon nje gje te tille madje ofendohet dhe thote se ajo gjithmone kercen ne ate menyre sepse ashtu di te kerceje.

Me vone banoret fillojne te bejne thashetheme lidhur me Anilen duke shfaqur mendimin e tyre lidhur me te. Vlashi e keshillon Francesken duke i thene se nuk eshte mire qe ajo ta permende familjen ne debat e siper sepse gjithcka behet me ofenduese.

Me vone Franceska e diskuton me Ermalin debatin qe ka bere me Anilen lidhur me kercimin qe ajo ka bere gjate festes. Ermali mendon se ai debat ishte i palogjikuar mire dhe se kane bere gabim qe kane harxhuar aq shume kohe duke u marre me kercimin e njeres prej banoreve te shtepise.

Pas disa minutash vihet re qe ne shtepi bie qetesia. Te gjithe banoret i ze gjumi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›