Diskutojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e transportit

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, me ftesë të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit të Shqipërisë Sokol Olldashi, po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Industrisë së Porteve dhe Infrastrukturës në perspektivën e Korridorit të Tetë.
Në këtë forum do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e porteve, autostradave dhe hekurudhave, të cilat do të jenë mundësi më e mirë për të bashkëpunuar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe një mundësi më e mirë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e transportit për transportimin më të lehtë të njerëzve dhe mallrave.
Në këtë forum, po diskutohen edhe tema që kanë të bëjnë me thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, si dhe vendeve të regjionit për funksionalizimin e këtij bashkëpunimi, i cili do të këtë impakt në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe duke krijuar lehtësira për zhvillimin e biznesit.