"Zhduket" Ahmadinejadi

Nga Express më 01 maj 2011 në ora 13:30
Deputetët iranianë kanë kërkuar një debat të mbyllur lidhur me bojkotin e dukshëm të detyrave zyrtare nga ana e presidentit, Mahmoud Ahmadinejad.
Presidenti i Iranit nuk është parë në zyrën e tij që tetë ditë, duke humbur kështu dy mbledhje kabineti dhe duke anuluar një vizitë në qytetin e shenjtë të Qomit.
Lideri supreme i Iranit, Ayatollah Khamenei, së fundmi riemëroi në detyrë një ministër që Ahmadinejadi e kishte detyruar të largohej.
Analistët mendojnë se një luftë e brendshme po zhvillohet në Iran.
Ministri i Inteligjencës, Heidar Moslehi, u detyrua të japë dorëheqje me 17 prill, por më pas u riemërua nga lideri suprem.
Rreth 300 deputetë i kërkuan Ahmadinejadit me anë të një letre që të respektojë vendimin e Khameneit.