Dita 23 e greves 14 minatoret e Bulqizes ende te ngujuar ne galeri
Në ditën e 23-të të grevës së urisë, 14 minatorët vijojnë të jenë të ngujuar në galerinë e minierës.
Ndërkohë që 40 minatorët e Mirditës janë bashkuar me thirrjet e minatorëve të Bulqizës, duke shkuar në minierë dhe duke i mbështetur nga ambjentet e jashtme të galerisë.
Nga ana tjetër, 6 specialistë të Repartit të Inspektim- Shpëtim-Minierave janë futur në ambjentet e brendshme të galerisë dhe kanë parë gjendjen e minatoreve grevistë, si edhe gjendjen që paraqet miniera në këto kushte.
Ndërkohë që nuk është arritur asnjë marrëveshje për sa u takon kërkesave të minatorëve për rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës si dhe ulje të moshës së pensionit.
Firma koncisionare ACR para disa ditësh ka kërkuar një takim me përfaqësuesit e minatorëve grevistë që të mund të arrinin një marrëveshje e cila do të mund t’i jepte fund grevës së urisë, por dhe ky takim i radhës ka dështuar.
14 minatorët e ngujuar në galerinë e minierës janë të vendosur që të vijojnë me grevën e urisë deri në arritjen e një marrëveshje.
Minatorëve grevistë, në rast të mosarritjes së një zgjidhje përfundimtare, do t’u bashkohen edhe 700 minatorë të tjerë.
Firma koncisionare ka pranuar të rrisë pagën e minatorëve në masën 20% dhe jo 40% siç kërkohet nga minatorët.
Nisur nga situata e grevistëve, METE ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve në minierë të firmës së kromit ACR.
Sipas burimeve nga Bulqiza, në ditën e martë rreth 200 banorë të qytetit dhe familjarë të grivistëve janë mbledhur në ambjentet e jashtme të minierës duke mbështetur të afërmit e tyre.