E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Botërore e Fotografisë, Shkodra vendlindja e fotografisë shqiptare, nga Marubi tek të rinjtë

19 gushti shënon Ditën Botërore të Fotografisë. Shkodra ka një traditë të hershme në këtë fushë, me fotografë dhe familje të njohura që ndër vite kanë dokumentuar jetën dhe historinë e qytetit.

“Unë e kam filluar i ri zanatin e fotografisë të cilën e vazhdoj edhe sot. Unë e kam trashëguar prej babës i cili ka punuar nga viti 1930 deri në vitin 1973. Mandej në vitin 1974 e kam filluar unë të cilën këtë zanat, këtë profesion e vazhdoj edhe sot. Njëkohësisht e vazhdon të disa vite e ushtron edhe djali im”, tha fotografi Nikolin Jakova.

Tradita e fotografisë në Shkodër po përcillet edhe te brezi i ri. Fotografi Edi Duoda vlerëson interesin e të rinjve për fotografinë dhe vazhdimësinë e kësaj tradite.

“Sidomos për pjesën e fotografisë mendoj që ka shumë interes. Është e diçka vizive, është diçka e bukur. Lidhet edhe sot sidomos me pjesën e rrjeteve sociale me çdo gjë”, tha fotografi Edi Duoda.

Sipas Rozafa Shpuzës, Shkodra duhet të bëjë më shumë për promovimin e fotografisë.

“Shkodra ka nevojë për një festival ndërkombëtar fotografie. Pse jo, Shkodra me u bë stacioni ku me ardhur artistë fotografë prej tanë botët edhe ne jemi qyteti i Marubit edhe ne duhet me e pas patjetër këtë event”, tha ajo.

Megjithëse Shkodra ka një histori të pasur në fushën e fotografisë, 19 gushti kaloi në heshtje në qytet, pa aktivitete të veçanta kushtuar kësaj dite.

Gazetar: M. Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›