Dita Botërore e Larjes së Duarve, OBSH: Parandalohen sëmundjet vdekjeprurëse

Gjatë pandemisë një nga çështjet që mori shumë vëmendje nga autoritetet shëndetësore dhe përfaqësues të politikës ndërkombëtare ishte promovimi i shpeshtë i larjes së duarve, një kujtesë që tingëllonte e çuditshme, por që në fakt ky zakon kishte filluar të humbiste rëndësinë e vet, duke u bërë gjithnjë e më i rrallë në jetën e individëve.
15 Tetori është dita për të kujtuar rëndësinë e këtij veprimi si shumë jetik në disa momente gjatë ditës, i cili ul në mënyrë domethënëse sëmundje si diarreja e pneumonia, të cilat shkaktojnë edhe vdekje sidomos në zona me akses të limituar për kujdes shëndetësor. Por a kanë të gjithë sot akses ndaj ujit të rrjedhshëm?
Sipas OBSH-së mbi 800 milionë fëmijë sot në botë kanë mungesë të kushteve për larjen e duarve me ujë dhe sapun në shkollat e tyre.
Larja e duarve:
- Ul numrin e njerëzve që sëmuren me diarre me rreth 23%-40%
- Ul numrin e ditëve që fëmijët mungojnë në shkollës për shkak të sëmundjeve gastrointestinale me 29%-57%
- Ul sëmundjen e diarresë tek njerëzit me sistem imunitar të dobësuar me rreth 58%
- Ul sëmundjet e frymëmarrjes, si ftohja, në popullatën e përgjithshme me rreth 16%-21%
- OBSH rekomandon edhe disa gabime që duhen shmangur gjatë larjes së duarve si
Gabime që duhen shmangur:
- Larja pa sapun
- Larja shumë e shkurtër ( të paktën 20 sekonda)
- Mos tharja e duarve ( duart e lagura transferojnë baktere më lehtë se ato të thara)
- Prekja e sipërfaqeve të pista fill pas larjes së duarve ( si doreza e dyerve të tualeteve, shkarkuesi i ujit etj)
- Larja e duarve pjesërisht pa përfshirë pjesën e sipërme, mes gishtave apo thonjtë.
- Përdorimi i ujit të ngrohtë, ( nuk vret më shumë mikrobe se uji i ftohtë ndryshe nga perceptimi që është krijuar. Uji i nxehtë mund të thajë lëkurën, duke çuar në çarje dhe duke i bërë duart më të ndjeshme ndaj infeksionit.
Gazetare: Sonila Mlloja
/RTSH/