E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Tetori rozë” – Elbasan, rritet numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit

Numri i femrave të cilat diagnostikohen me sëmundjen e tumorit të gjirit është më rritje në qarkun e Elbasanit. Disa kategori grash shihen si më të rriskuara për tu prekur nga kjo sëmundje dhe mjeku rendit  faktorë që mund të ndikojnë.

“Agjentët kancerogjenë siç është stresi, mungesa e aktivitetit fizik, apo yndyra e tepërt”, u shpreh Artan Çomo, onkolog në spitalin rajonal të Elbasanit.

 E teksa mjekët tërheqin vëmendjen e grave të kujdesen vazhdimisht për shëndetin e tyre e jo të kujtohen vetëm në muajin tetor. Vetë gratë pranojnë se nuk kujdesen mjaftueshëm për shëndetin e tyre.

Por përtej kësaj  sipas mjekut onkolog në spitalin rajonal pozitive janë shifrat e shërimit nga kjo sëmundje, ndaj ai bën apel për kontrolle të rregullta në mënyrë që diagnostikimi të bëhet në kohë.

Muaji tetor shërben si një formë sensibilizimi por kontrollet mund të bëhen falas në çdo spital publik në vendin tonë në çdo ditë të vitit.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›