“Dita Botërore e Përkthimit”, një urë lidhëse mes kulturave

Data 30 shtator shënon Ditën Botërore tё Përkthimit. Ne mbarë botën ky përvjetor, nderon punën e përkthyesve, autorëve të padukshëm, përgjegjës për shkëmbimin kulturor ndërmjet popujve.
Qendra kombëtare e librit dhe leximit në përkujtim të kësaj dite organizoi aktivitetin përkthimi ure lidhëse ndërmjet kulturave ku morën pjesë përkthyes të cilët theksuan rëndësinë e përkthimit.
Dita Ndërkombëtare e Përkthimit është menduar si një mundësi për t’i bërë homazhe punës së profesionistëve të gjuhës, e cila luan një rol të rëndësishëm në bashkimin e kombeve, lehtësimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, duke kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e paqes dhe sigurisë botërore.
Gazetare: Xh. Kondi
/RTSH/