E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pasioni për instrumentet muzikore – I riu nga Elbasani Andrea Ranxha, mjeshtër i punimit të dajres

Pasioni për muzikën e shtyu 27- vjeçarin që të punonte instrumente të ndryshëm muzikor, si fyell apo gajde, por specialiteti i tij mbeten dajret. Ndonëse një punë e vështirë Andrea, bën pjesë të tij, shpirtin dhe pasionin.

Dajret e tij janë të njohura jo vetëm ne Elbasan, ku cdo fundjavë del në treg dhe i shet ato, por kërkesa ka pasur nga qytete të ndryshme të vendit si dhe nga Kosova.

Mesazhi që Andrea ka është që moshatarët e tij të ndërgjegjësohen duke u kthyer më të dobishëm për familjen dhe veten e tyre.

Numri i personave të cilët kryejnë punime  artizanale artistike është në rënie, por dhe i zanateve të ndryshme si këpucar, orëndreqës etj nuk janë aq të pëlqyera nga të rinjtë pasi i shohin si  profesione pa perspektivë.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›