E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Botërore e Refugjatëve

Vendet në mbarë botën shënojnë sot Ditën Botërore të Refugjatëve.

Komisioni Amerikan i Refugjatëve dhe Imigrantëve tha dje se aktualisht ka më shumë se 14 milione refugjatë në të gjithë botën, shumë prej të cilëve keqtrajtohen dhe u mungon ndihma në dhjetra vende.

Në raport thuhet se rreth dy milione njerëz janë larguar nga Iraku që nga ndërhyrja nën drejtimin e Shteteve te Bashkuara në vitin 2003. Sipas këtij raporti, refugjatët irakianë janë vendosur në Jordani dhe Siri, por nuk lejohen të punojnë ligjërisht.

Në Shtëpinë e Bardhë, Zonja e Parë Laura Bush tha se Shtetet e Bashkuara janë në dijeni të faktit se ndaj shumë familjeve në Irak dhe në Afganistan ushtrohet ende terror në vendet e tyre.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara japin më shumë se 1,2 miliardë dollarë në vit në ndihmë të refugjatëve, por shtoi se bota duhet të bëjë më shumë për ta.    (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›