Bankat, masa të rrepta për kreditë
Rritja e kredive me probleme i ka detyruar bankat që të marrin masa shtrënguese në dhënien e tyre.
Sipas një vrojtimi të kryer nga Banka e Shqipërisë, vihet re se ato janë treguar më konservatore në pjesën e dytë të vitit 2007, gjatë procesit të miratimit të kredive të reja për bizneset. Kjo, veçanërisht për bizneset e mëdha dhe për kreditë me afat të gjatë maturimi, në formën e kredive për investime. Në lidhje me llojin e kredimarrësit, standardet e kredive për korporatat janë shtrënguar, ndërsa për bizneset e vogla dhe të mesme (SME) kanë pasur një prirje modeste lehtësuese. Procedurat për njërën ose të dyja grupet, janë shtrënguar nga 4 prej bankave, që zënë 53 % të tregut, kundrejt 32 % të tregut që zënë bankat, të cilat kanë ndjekur politika lehtësuese. Në lidhje me mënyrën e përdorimit të kredisë, bankat janë treguar më konservatore si në dhënien e kredive për investime afatgjata, ashtu dhe për nevoja të kapitalit qarkullues të korporatave. Politika më konservatore e ndjekur nga bankat është nxitur nga shqetësimi mbi problemet specifike të sektorit ku ndërmarrjet operojnë, rritja e treguesve të kredive me probleme dhe paqartësitë për zhvillimet aktuale dhe të pritshme makroekonomike. Ndikimi i politikës monetare ka qenë i moderuar dhe ka ndikuar në shtrëngimin e procedurave. Ndërkohë që mirëkapitalizimi i sistemit dhe konkurrenca e lartë kanë ndikuar në zbutjen dhe përqasjen shtrënguese të ndjekur nga bankat.