E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Botërore e Rinisë Rio2013

Të rinjtë janë ardhmëria, të mos krijojmë një brezni të papunësh

Nga Elidon Dodaj

0,,16980952_403,00Prej datës 23 deri me 28 korrik, u mbajt në Rio de Janiero, Brazil, Dita Botërore e Rinisë (DBR) kryesisht e të rinjve katolik, por jo vetëm me temën biblike trashëguar nga mesazhi i Papës Emeritus Benedikti XVI: Shkoni e bëjini nxënës të mi të gjithë popujt! (krh. Mt 28,19). Përpos një temë biblike aq më shumë aktuale për gjendjen e të rinjve në mbarë kontinentet. Udhën e këtij mesazhi prej një bariu, e vijoj Papa Françesku. Afro një milion të rinj të ardhur nga katër anët e botës dhe po ashtu dy milion të ardhur vetëm nga Brazili së bashku kanë festuar për pesë ditë me radhë me Papa Françeskun këtë takim që për herë të parë ka zënë fill në vitin 1984, kur në krye të Kishës katolike ishte Papa Gjon Pali II. Rrugëtim i cili që prej atij viti që u zhvillua në Romë ka përshkruar të gjithë botën në po thuaj të gjitha kontinentet duke pushuar këtë vit në brigjet e Atlantikut në plazhet më të mëdha e të preferuara të botës, në Rio-s dhe pse me një kohë jo shumë ta favorshme mes shiut që nuk ka pushuar thuajse asnjë ditë.

Papa Françesku në nisjen e tij për shtegtimin apostolik të parë ndërkombëtar nga Roma për në Rio de Janiero të Brazilit e ka shfrytëzuar tu bëj apel të gjithëve para gazetarëve, duke u kujtuar se në këtë shtegtim dëshiron të shkojë e ti takojë të rinjtë në konkretësinë e indit shoqëror, ku jetojnë. Pra, jo të rinj të izoluar nga jeta e tyre, sepse kur i izolojmë të rinjtë, bëjmë një padrejtësi të madhe. Të rinjtë i përkasin një familjeje, një atdheu, një kulture, një feje, kanë përkatësi, nuk duhet ti izolojmë. Ata me të vërtetë janë ardhmëria e një populli. Të rinjtë janë ardhmëria, të mos krijojmë një brezni të papunësh.

130728164821-01-pope-0728-horizontal-galleryAvioni me të cilin shtegtonte Papa, preku tokën e aeroportit ndërkombëtar Galeão/Antonio Carlos Jobim të Rio-s më 22 korrik pas orë 16.00 (21.00). Në aeroport e priste presidentja Dilma Roussef, e cila kishte përgatitur një ceremonia mirëseardhjes plotë mirësi, takim i cili u mbajt në Pallatin e Guanabarës, seli e qeverisë së Shtetit të Rios, prej nga Papa përshëndeti mbarë kombin brazilian. Nuk kam as ar e as argjend, por sjell me vete gjënë më të çmuar, që mu dhurua: Jezu Krishtin, edhe unë vij në emër të Tij, për të ushqyer flakën e dashurisë, që digjet në çdo zemër. Paqja e Krishtit qoftë me ju! e vijoj me tej duke thënë: Duke iu drejtuar të rinjve, u flas edhe familjeve të tyre, bashkësive të tyre kishtare e kombëtare, shoqërive, në të cilat jetojnë. Fëmijët janë bebja e syve tanë, dritarja, përmes së cilës hyn drita në shpirtin tonë. Rinia është dritarja nëpër të cilën hyn ardhmëria në botë e, prej këndej, na vë përpara sfidave të mëdha.
Mediat në mbarë botën e kanë transmetuar këtë takim të parë të mbërritjes së Papa Françeskut, madje shumë syresh kanë dyshuar edhe për atentate madje dhe për protesta të mëdha nëpër rrugët e Rio-s ndaj kritikave që Kisha ka për grup të ndyshme sociale, por edhe ndaj atyre mos reagimeve apo vonesave që sipas shumë kritikëve të Kishës ajo është dashur të jetë më pranë popujve të varfër, por diçka e tillë nuk ka ndodhur edhe pse në raste sporadike janë shfaqur disa element të tillë që janë neutralizuar. Njëkohësisht me takimin ndërkombëtar, organizohet edhe Forumi i të rinjve, në të cilin marrin pjesë delegatë përfaqësues të dioqezave, të lëvizjeve e të shoqatave rinore. Rezultatet, pastaj, i paraqiten Papës, në kremtimin përfundimtar të DBR-së. Në përfundim të kremtimit të Ditës Botërore, Papa njofton zakonisht vendin dhe datën e takimit të ardhshëm ndërkombëtar.

Përtej emocioneve të ditëve rinore
Ky udhëtim do të përshkruhet nga një thjeshtësi absolute e kreut te Kishës katolike, dhe I një dekor marramendës të oraganizuar në Rio për një nga takimet më të mëdha rinore që zhvillohen në botën mbarë. Papa Bergolio, në këtë takim është shoqëruar në të gjithë rrugët e Rio-s nga qindra të rinj, por jo vetëm edhe fëmije të vegjël që herë pas herë është dashur që makinën papa-mobil ta ndalojnë për tia afruan për një bekim. Janë të pa përshkruara lotët e shumë të rinjve, madje fotot e tyre kanë pushtuar mediat sociale në mbarë boten
Më se tre milion buzëqeshje, tre milion përshëndetje me lot emocioni në sy, tre milion mirë se ardhje, gjatë përqafimit të përzemërt të të rinjve me Papën Françesku. Kjo ishte atmosfera në plazhin e CopaCabana-s të Rio-de-Janiero-s, gjatë ceremonisë së pritjes, që i bënë Atit të Shenjtë të rinjtë e mbarë botës, mbledhur këtu për Ditën e tyre të 28-të Botërore. Papa u tha fjalë programatike, Feja është revolucionare, e revolucionarizon jetën dhe botën. Natë e ndriçuar nga gëzimi! Copacabana u tund nga brohoritjet, kur arriti Papa Françesku. Gjatë tri kilometrave të Bulevardit Atlantik shtriheshin krahët e të rinjve, të ardhur nga të pesë kontinentet: Ju dëshmoni se feja është më e fortë se e ftohta e se shiu. Shikoj në ju bukurinë e fytyrës së re të Krishtit e zemra ime mbushet me gëzim Ju falënderoj me gjithë zemër!. Këto fjalë u pritën me një duartrokitje të gjatë e Papa u tregoi të rinjve se i kishte kërkuar Benediktit XVI ta shoqërojë me lutje e sigurisht tani Papa i nderit po e ndiqte ngjarjen e madhe para ekranit të tv. Pastaj, përshëndetja drejtuar tre milion të rinjve, që e rrethonin: Këtë javë Rio bëhet qendra e Kishës, zemra e saj e gjallë dhe e re, sepse ju iu përgjigjët me bujari e guxim ftesës, që ju bëri Jezusi për të ndenjur me Të, për të qenë miqtë e Tij. Vëllezër e miq: mirë se erdhët në Ditën XXVIII Botërore të Rinisë, në këtë qytet të mrekullueshëm të Rios Mirë se erdhët në këtë festë të madhe! Në të katër anët e botës njëherësh, shumë të rinj janë mbledhur për ta jetuar bashkë këtë çast; të ndjehemi të bashkuar njëri me tjetrin në gëzim, në miqësi, në fe. E të jeni të sigurt: zemra ime prej bariu ju rrok të gjithëve me dashuri universale! Krishti Shëlbues, nga maja e malit Korkovado, ju merr në krahë në qytetin e mrekullueshëm të Rios e duke përfunduar me: Vendose Krishtin në jetën konkrete: Ai të pret në takimin me Eukaristinë, Sakramentin e pranisë së Tij, të flijimit të Tij, të dashurisë së Tij; e edhe në takimin me humanitetin e shumë të rinjve, që të pasurojnë me miqësinë e tyre, të inkurajojnë me dëshminë e tyre të fesë, të mësojnë gjuhën e dashurisë së krishterë, të mirësisë, të shërbimit. Edhe ti, e dashur e re, i dashur i ri mund të jesh dëshmitar gazmor i dashurisë së Krishtit, dëshmitar guximtar i Ungjillit të Tij, për të sjellë në botën tonë një rreze drite.

Gjatë pranisë së tij në Brazil, Papa Françesku u kërkoi ipeshkvijve katolikë të mbarë botës të promovojnë kulturën e takimit. Në kulturën e përjashtimit e të mënjanimit, shtoi Papa, nuk ka vend as për të moshuar as për fëmijët e padëshiruar, nuk ka kohë për tu ndalur me atë varfër që hasim buzë udhës. Nganjëherë tha Papa në katedralen e Rio de Janiero-s duket se për disa, marrëdhëniet njerëzore janë të rregulluara nga dy dogma moderne: efikasiteti e pragmatizmi. Papa u kërkoi ipeshkvijve një veprimtari baritore që niset nga periferia, nga ata njerëz që janë më të largët. Papa Bergoglio takoi klasën udhëheqëse të Brazilit. Në takimin e përzemërt Papa Françesku kërkoi përvujtërinë sociale të dialogut. Këtë gjë do ta quaja përvujtëri shoqërore, duke folur

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›