E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita Botërore e Rinisë, Spiropali-të rinjve: Pasqyroni modelin e punëtorëve, kontribuoni për Shqipërinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në Ditën Botërore të Rinisë u ka dhënë një mesazh të rinjve që të pasqyrojnë modelin e punëtorëve, qytetarëve të denjë e me talent që ndërtojnë jetën e tyre dhe kontribuojnë për Shqipërinë.

“Sot është dita të mendojmë, punojmë e investojmë më shumë për mbështetjen ligjore, institucionale e financiare të talenteve, nismave e sipërmarrjeve rinore në ekonominë, shërbimet dhe botën digjitale, ku ka hyrë vitet e fundit Shqipëria.

Në këtë Ditë, një thirrje kam për median: Në vend të modeleve të jetës boshe, zvetënimit e fallsitetit, jepini vend e pasqyroni modelet e të rinjve të ditur, punëtorë, protagonistë, qytetarë të denjë, njerëz të vërtetë, që me talent ndërtojnë jetën e tyre dhe kontribuojnë për Shqipërinë!

Talentet e start-up-eve, ekselentët që kthehen nga universitetet e huaja për t’i shërbyer Shqipërisë, nxënësit e studentët e apasionuar pas dijeve, por edhe vajzat e djemtë që bëjnë me dinjitet punët e thjeshta që u ofron tregu janë modelet që duhet të ndiqen”, tha Spiropali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›