Dita Boterore e Turizmit MTKRS Ruajta e biodiversitetit sfida urgjente

Nje tur festiv do te kete sot ne Manastirin e Ardenices dhe Parkun Kombetar te Llogarase dy destinacione qe do te perdoren si test se si turizmi dhe biodiversiteti takohen me se miri. Per te ndertuar kete model turistik sot Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ne bashkepunim me Agjencine Kombetare te Turizmit organizojne Diten Boterore te Turizmit 2010 me teme Turizmi dhe biodiversiteti. Te ftuar jane institucionet OJQ-te sektori privat. Per kete rast do te lexohet edhe mesazhi i Sekretarit te Pergjithshem te OBT-se z. Taleb Rifai Ruajta e biodiversitetit eshte nje sfide urgjente qe shqeteson te gjithe komunitetin nderkombetar qeverite bizneset dhe udhetuesit - nuk eshte vone per te vepruar pozitivisht. Rajoni i Mesdheut perben destinacionin udheheqes turistik ne bote ku turizmi kryesisht eshte i perqendruar ne zonat bregdetare te cilat presin rreth 30 te turisteve nderkombetare. Ne totalin e gjatesise bregdetare mesdhetare prej 46 000 km ben pjese edhe bregdeti i Shqiperise prej 427 273 km bregdeti e detit Adriatik dhe 154 km bregdeti jonian. Ky bregdet ofron mundesine e zhvillimit te turizmit te diellit dhe plazhit dhe formave te tjera te turizmit. Format e tjera te turizmit jane shtrire ne te gjitha anet e vendit ne menyre qe vendi yne te jete nje destinacion turistik i plote ne tregun turistik mesdhetar dhe nderkombetar po punojme te krijojme produktin turistik nepermjet nderthurjes se zhvillimit te te gjitha tipave te turizmit. Produktit te diellit dhe plazhit te interesit te vecante dhe atij te biznesit dhe konferencave duke perparesuar per periudhen afatshkurter dhe afatmesme zhvillimin e turizmit kulturor dhe natyror. Biodiversiteti klimatik gjeografik dhe fizik i Shqiperise shpjegon arsyen e nje flore dhe faune shume te pasur. Ato perfaqesohen me shume rezervate dhe parqe natyrore brenda vendit. Sipas statistikave te IUCN-se tek ne ka kater rezervate natyrore 13 parqe natyrore 4 monumente te natyres 4 zona te mbrojtura detare dhe 4 rezervate te burimeve natyrore te menaxhuara. Ne to mund te ushtrohen lirshem udhetimi me kajak ngjitja alpine ne male te thepisura peshkimi sporte te tjera dimerore shetitje me bicikleta malore ekoturizem ekuitacion etj.