E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Vizat axhenda ime paresore

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se liberalizimi i vizave eshte axhenda paresore e mazhorances qe ai drejton. Deklarata e tij u be ne pergjigje te strategjise me te fundit te opozites per zgjedhje te parakohshme. Ai ftoi nderkohe kreun e Partise Socialiste Edi Rama qe te njohe arritjet e qeverise ndersa pohoi se Rama u kthye nga Kukesi nepermjet Rruges se Kombit. Axhenda ime jane vizat. Une punoj dhe do punoj si qeveri me te gjithe potencialin per te bere qe shqiptaret te fitojne se shpejti nje liri qe nuk e kane patur ne shekuj. Kjo eshte axhenda ime. Ajo cka une shpreh kenaqesine time eshte qe zoti Rama dje nga Kukesi u kthye neper Rrugen e Kombit. Uroj qe ti kete kerkuar falje tunelit - theksoi Kryeministri. Berisha theksoi jo per here te pare se mbetet i hapur te respektoje cdo forme te demonstrimit demokratik opozitar qe gjithsesi nuk do te pengojne sic tha mazhorancen te permbushe objektivat e saj. Absolutisht respekt te plote per te gjitha vendimet e opozites. Ju garantoj se ky eshte nje vend i shtetit ligjor dhe une kete e kam garantuar. Ata qendruan 19 dite para zyres sime. Une isha i pergatitur te qendronin edhe dy vjet para zyres sime po te deshironin. Respekti im eshte i palekundur. Nje vend tjeter i madh i spastroi me ane te permbarimit dhe policise dhe ju e dini shume mire kete gje. Une nuk i cova ata ne gjyq - deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›