E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Botërore e Ujit

TIRANË, 22 mars /ATSH/ Sot është Dita Botërore e Ujit.

Dita Botërore e Ujit 2026 thekson marrëdhënien kritike midis ujit, grave dhe barazisë gjinore. Sot, më 22 Mars 2026, njerëz në mbarë botën shënojnë Ditën Botërore të Ujit 2026 nën temën “Uji dhe Gjinia”.

Dita Botërore e Ujit feston ujin dhe frymëzon veprime për të trajtuar krizën globale të ujit. Një fokus kryesor i Ditës Botërore të Ujit është mbështetja e arritjes së Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) 6: ujë dhe kanalizime për të gjithë deri në vitin 2030.

Pesë arsye pse uji është kaq i rëndësishëm për shëndetin: Uji rrit energjinë dhe u jep lëndë ushqyese të rëndësishme të gjitha qelizave tona, veçanërisht qelizave muskulore, duke shtyrë lodhjen muskulore; Uji ndihmon në humbjen e peshës; Uji ndihmon në tretje; Uji detoksifikon; Uji hidraton lëkurën.

Ekspertët vlerësojnë që rreth 1.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, ndërsa 2.5 miliardë njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-sanitare.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë mjaft të errëta. Në raportin e tyre theksohet se burimet e ujit do të zvogëlohen vazhdimisht për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, ndotjes dhe ndryshimeve klimatike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›